Shumë gra përkrahin Shehun në Junik: Vazhdojmë, +4

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet komunale 2025, me pjesëmarrjen e mbi 200 grave dhe vajzave nga Juniku.
Në fjalën e tij para të pranishmeve, Shehu shprehu mirënjohjen për përkrahjen e madhe që i është dhënë nga gratë e kësaj komune, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri dhe në proceset vendimmarrëse.
” Faleminderit të gjithave që keni marrë pjesë sot në takimin përmbyllës në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale 2025. Në këtë takim sot keni qenë pjesëmarrëse mbi 200 gra dhe vajza junikase. Për dallim nga tubimet e partive tjera, të gjitha gratë dhe vajzat pjësmarrëse në takimin e LDK-së janë nga Juniku dhe votojnë në Junik. Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj kaq të madhe “, tha Shehu.
Ai gjithashtu theksoi se në mandatin e dytë synon të vazhdojë me projekte konkrete që fuqizojnë rolin e gruas në jetën publike dhe institucionale.
“Gruaja është shtylla e shoqërisë, potenciali dhe fuqia më e madhe që e kemi. Prandaj në mandatin tonë të dytë do të vazhdojmë me shumë projekte që në fokus do të kenë përkrahjen e rolit të gruas dhe fuqizimin e saj në vendimarrjen e Komunës së Junikut”, tha ai.
Në përmbyllje të takimit, Shehu u shpreh i sigurt për fitoren:
“Vazhdojmë +4, pa balotazh!”