75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Një ndeshje e La Ligas në Miami? Frenkie de Jong: Kjo është çmenduri, nuk pajtohem me këtë!

Së fundmi është zyrtarizuar një vendim interesant i La Ligas. Ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës në ligë, më 21 dhjetor – do të luajë në Miami.

Futbollisti holandez, Frenkie de Jong është i pakënaqur me këtë vendim dhe ju duket si çmenduri!

“Është vërtet një çmenduri. Të luash një ndeshje të La Ligas në Miami 1 Nuk pajtohem me këtë.

Hard Rock Stadium | Miami & Miami Beach

“Në rregull, klubet mund të fitojnë para, por unë jam kundër kësaj. Nuk është e drejt”, u shpreh Frenkie de Jong

Tashmë është zyrtarizuar, ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës do të zhvillohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/