Krasniqi e Beqa vizitojnë degën e PDK-së në Junik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa kanë vizituar degën e këtij subjekti në Junik, me ç’rast janë pritur nga kryetari i degës, Fatos Shala dhe bashkëpunëtorët e tij.
Bartësi i Listës së PDK-së në Gjakovë ka thënë edhe kjo degë është mobilizuar në teren për t’i sjellë fitoren e madhe të PDK-së gjithandej vendit.