75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / S Z

Drejtori i Policisë takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale të sigurisë në vend, si dhe për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për ta pasur një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku tanimë Policia e Kosovës veçse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë.