Anglia pa probleme në miqësoren ndaj Uellsit

Pavarësisht se një ndeshje miqësore, Anglia ka kaluar testin ndaj Uellsit, edhe me futbollistë të cilët nuk janë pjesë e formacionit bazë.
”Tre Luanët” ishin superior që nga fillimi i ndeshjes, derisa rezultati përfundimtar në ”Wembley” ishte 3-0, shkruan IndeksOnline.
Goli i parë u shënua vetëm pas tre minutave, pasi Morgan Rogers i dha epërsinë kombëtares së drejtuar nga Thomas Tuchel.
Ollie Watkins dyfishoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Bukayo Saka vulosi fitoren në minutën e 20-të.
Kjo ishte një test për Anglinë, para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Letonisë, e cila zhvillohet më 14 tetor./IndeksOnline/