Mbërrin në portin e Durrësit kroçiera luksoze, ka një kapacitet prej mbi 700 pasagjerësh

Mbërrin për herë të parë në portin e Durrësit kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”, një nga anijet më elegante dhe moderne të flotës botërore të udhëtimeve detare.
Mbërritja e saj konsiderohet nga autoritetet detare një ngjarje e veçantë për turizmin detar në vend.
Ajo njëkohësisht mbyll dhe sezonin e kroçierave për vitin 2025.
E gjatë 223 metra dhe me një kapacitet prej mbi 700 pasagjerësh, “Seven Seas Grandeur” cilësohet si një “hotel lundrues me pesë yje”.