75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

Rrugë të mbarë! Shqipëria niset drejt Serbisë

Kombëtarja shqiptare është nisur para pak minutash për në Serbi. Saktësisht kuqezinjtë do të ndalojnë në Nish, aty ku do të akomodohen në një hotel.

Por para se ekipi të fluturojë, gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka zbuluar disa pamje gjatë hipjes së kuqezinjve në avion. Siç dihet Kombëtarja shqiptare nesër do të luajë ndaj Serbisë, duel që do të startojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në Leskovc.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë për “jetë a vdekje” ndaj Serbisë, lu vetëm fitorja do të mbante “gjallë” shpresat e ekipit tonë për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.