Lista Serbe kundërshton zgjedhjen e Rashiqit: Sot nuk është konstituuar kuvendi, s’ka drejtësi

Lista Serbe ka mbajtur një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i kuvendit nga komuniteti serb.
Deputeti Igor Simiq tha se për ta nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe u ankua për mungesë të drejtësisë.
“Sot nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së kuvendit dhe mos lejoni t’ju gënjejnë”, tha ai.
Pas propozimit të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, të cilët s’morën mbështetje, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.