75 Mall Live Search
13:40 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Z S

Publikohet agjenda, Von der Leyen të mërkurën në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, më 15 tetor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri./Indeksonline/