75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Z S

Kupina e Sopi marrin përkrahje të madhe nga qytetarët

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina së bashku me kandidatin për asamble Kreshnik Sopin kanë marrë përkrahje të madhe nga qytetarët gjatë një takimi në Prishtinë.

Sipas Kupinës në këtë takim është disktuar për zhvillimin e kryeqytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Dhjetëra qytetarë na pritën bashkë me Kreshnik Sopin, kandidat për kuvendin komunal, i Lidhjes së Prishtinës.

Në takimin e mbajtur në qendër të qytetit prekëm tema nga më të ndryshmet për zhvillimin e kryeqytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Mbështetje, entuziazëm e motivim për rrugën drejt fitores së Lidhjes së Prishtinës.