Kastriot Shabani vazhdon vizitat në bizneset e Shtimes

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kastriot Shabani, ka vazhduar vizitat në biznese dhe aktivitete kulturore brenda komunës, duke shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vlerave lokale.
Shabani ka bërë të ditur se ka marrur pjesëmarrja në eventin tradicional “Një pije në mes të luleve”, i organizuar nga kompania Agrocoop në Shtime.
“Sot pata kënaqësinë të jem në Agrocoop, ku për të 6-tin vit me radhë po organizohet festa e luleve të vjeshtës ‘Një pije në mes të luleve’. Atmosferë e mrekullueshme, ngjyra të pafundme dhe shumë buzëqeshje mes luleve të Krizantemës që e kthejnë Shtimen në një kopsht të vërtetë!” – ka shkruar Shabani, duke falënderuar organizatorët për këtë traditë që gjallëron jetën kulturore dhe ambientin e qytetit.
Po ashtu, Shabani ka vizituar kompaninë prodhuese “Galani” në fshatin Petrovë, e cila ofron një gamë të gjerë produktesh si dyer, dritare, gilindera, roleta dhe konstruksione metalike.
“Një biznes i suksesshëm që po kontribuon me punë cilësore dhe inovacion në Shtime. Kompanitë si Galani që operojnë edhe në tregun evropian janë shembull i zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat,”ka theksuar ai.
Kastriot Shabani ka bërë të ditur se në qendër të programit të tij janë mbështetja për bizneset lokale, krijimi i kushteve më të mira për investime dhe nxitja e aktiviteteve kulturore që promovojnë Shtimen si një komunë dinamike dhe me perspektivë.