Nuk ka pushim në futbollin e Kosovës, sot luhen tetë ndeshje të Ligës së Parë

Futbolli në Kosovë nuk ndalet, edhe pse janë duke u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.
Sot në program janë tetë ndeshje të Ligës së Parë të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja kryesore e ditës është ajo mes Vushtrrisë dhe Feronikelit ’74, dy skuadrat që shihen si favorite për tu inkuadruar në Superligë.
Një tjetër përballje interesante është edhe ajo mes Lirisë dhe Trepçës.
Të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/
