75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / L A

Mbappe lëndohet ndaj Azerbajxhanit

Mbrëmja e djeshme ishte ndoshta një mbrëmje jo e këndshme për yllin e Realit, Kylian Mbappe.

Francezi, u detyrua të lëshonte fushën pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Mbappe, madje sinjalizoi trajnerin Deschamps që ta zëvëndësonte atë në minutën e 83-të, pasi që ndjente shqetësim në kyçin e këmbës së tij.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë francezi jashtë fushës së blertë, me francezin që tashmë do të kthehet në Madrid për testime.

Përndryshe Franca, arriti të fitonte lehtësisht ndaj Azerbajxhanit me rezultat 3-0, pas golave të Mbappes, Rabiot dhe Thauvin./IndeksOnline/