Policët arrestojnë burrin që ua ofroi 100 euro ryshfet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 00:10 në rrugën “Meshari” në Fushë Kosovë, ku një mashkull kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi tentoi t’i korruptojë zyrtarët policorë.
I dyshuari, pas një kundërvajtjeje në trafik, ka ofruar një shumë prej 100 eurosh me qëllim që të shmangë pasojat ligjore.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 10.10.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.