Dy futbollistë të Kosovës largohen nga grumbullimi, nuk luajnë ndaj Suedisë

Pas barazimit 0-0 mbrëmë ndaj Sllovenisë, nuk ka pushim për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Selektori Franco Foda ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme ndaj Suedisë, e cila zhvillohet ditën e henë me 13 tetot, në stadiumin ”Nya Ullevi” në Goteborg, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, dy futbollistët Fidan Aliti dhe lumbardh Dellova janë larguar nga grumbullimi, i pari për shkak të pezullimit me kartonë, derisa Dellova nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.
”Pjesa e futbollistëve që luajtën ndaj Sllovenisë kanë kryer rigjenerim në hotel, ndërsa të tjerët kanë zhvilluar seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Nga grumbullimi janë liruar Fidan Aliti, për shkak të pezullimit me kartonë, si dhe Lumbardh Dellova, i cili nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.
Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë dhe më pas udhëtojnë drejt Goteborgut.”, thuhet në njoftimin e FFK-së./IndeksOnline/