Nuk pati minutazh ndaj Sllovenisë, reagon Edon Zhegrova

Pas gati një viti, Edon Zhegrova veshi përseri fanellën e Kosovës.
Ai u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Sllovenisë, e cila përfundoi me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.
Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Edon Zhegrova nuk ishte i kënaqur me minutazhën që i dha trajneri Franco Foda, edhe pse kishte kërkesa nga tifozët gjatë gjithë ndeshjes për inkuadrimin e tij.
Futbollisti i Juventusit, sot ka reaguar në profilin e tij zyrtar, ku ka falenderuar tifozët për përkrahjen.
”Faleminderit gjithë tifozëve për përkrahje, ndjenjë e veqant!”, ka shkruar Zhegrova./IndeksOnline/
