Një lojtar shqiptar me Austrinë U17 e mposht Kosovën U17 në kualifikime

Kombëtarja e Austrisë në grupmoshat e reja U17 ka shënuar fitore 4:3 ndaj Kosovës U17, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikume në Euro U17.
Dy golat e parë në këtë përballje i shënoi Edin Jakupi, shkruan Indeksonline
Por, ky lojtar shqiptar këto gola i shënoi kundër Kosovës sepse bartë fanellën e Austrisë.
Kujtojmë që Jakupi është nga Struga, dhe më parë e ka veshur edhe fanellën e Shqipërisë në grupmoshat e reja.
Golat për Kosovën i shënuan: Mustafa, Llugaxhiu dhe Krasniqi./Indeksonline/
