75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Qetë para stadiumit “Dubocica” në Leskovac, kanë mbetur edhe pak minuta deri te ndeshja Serbi – Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Pamjet e fundit të publikuar nga “B92”, shihet se jashtë stadiumit “Dubocica” në Leskovac është një atmosferë e qetë para ndeshjes, shkruan Indeksonline

Në stadium është parë një numër i madh sigurimesh, për të evidentuar ndonjë incident.

Nuk do të ketë shumë tifozë në tribuna sonte, kjo për shkak të dënimit të UEFA-s.

Kujtojmë që stadiumi “Dubocica” në total ka një kapaictet deri në 8 mijë ulëse, kurse sonte pritet të jenë rreth 6 mijë.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/