75 Mall Live Search
19:46 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / BA

Komentatori Shakohoxha: Uroj që Prishtina të ketë përsëri një Përparim Rama, më të mirë nuk gjeni

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë mbështetje nga komentatori Dritan Shakohoxha.

Shakohoxha ka thënë se Prishtina nuk mund të gjejë më mirë se Përparim Rama.

“Mund të them vetëm një mendim, uroj që Prishtina të ketë përsëri një Përparim Rama në krye të Prishtinës, se më të mirë se ai nuk besoj se mund të gjeni”, tha Shakohoxha në Klan Kosova.

Mbështetje për Ramën ka dhënë edhe boksieri Robin Krasniqi.