Ekrem Hyseni voton në Batllavë të Podujevës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Ekrem Hyseni, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Pasi votoi, Hyseni iu drejtua mediave. Ai deklaroi se dita e sotme është shumë e rëndësishme.
“Sot njerëzit mendojnë për të ardhmen e tyre, për fëmijet e tyre”, deklaroi ai.
Kandidati i LDK-së i ftoj qytetarët të shfrytëzojnë fuqinë e votës.