75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 12 Tetor 2025 / P M

KQZ: Deri më tani votuan më shumë se 53 mijë qytetarë, pjesëmarrje më e madhe në Prishtinë

Në platformën elektronike të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar të dhënat fillestare lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 10:00 në të gjithë Kosovën.

Sipas të dhënave që mund t’i gjeni në linkun e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani kanë votuar 53,553 votues, ose më saktë 2,64% e votuesve.

Pjesëmarrje më e madhe e votuesve në zgjedhje vërehet në Prishtinë me 7,010 votues, Prizren gjithsej 3,217, Ferizaj 2,825 dhe Podujevë 2,459 votues.

Ndryshe,  KQZ ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.