Federata e Serbisë zyratrizon dorëheqjen e Dragan Stojkovic

Federata e Futbollit të Serbisë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e Dragan Stojkovic nga posti i trajnerit.
Ky vendim i Stojkovic ka ardhur pas humbjes së mbrëmshme ndaj Shqipërisë me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Në njoftim thuhet se në ndeshjen e ardhshme ndaj Andorrës, Serbinë do ta drejtojë përzgjedhjesi i grupmoshave U-21 Zoran Mirkovic, derisa pastaj do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, i cili në përputhje me kompetencat dhe procedurën standarde të FC të Serbisë, do të marrë vendime të mëtejshme lidhur me ndryshimet në krye të ekipit kombëtar.
”Pas disfatës së mbrëmshme të kombëtares sonë në Leskovac, trajneri Dragan Stojkovic ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit kundër Andorrës.Kryesimin e kombëtares “A” të Serbisë në ndeshjen e radhës të kualifikimeve për Botërorin do ta marrë strategu i përzgjedhjes sonë të të rinjve (U-21) Zoran Mirkovic, i cili tashmë në mëngjes iu bashkua ekipit kombëtar në Nish, së bashku me anëtarët e stafit ekspert Strahinja Pandurovic, Lazar Tomiç, Aleksandar Kirovski, Dejan Odaviç dhe Bogdan Miliçeviç.Menjëherë pas kthimit nga Andorra, ditën e premte, 17. Në tetor do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, i cili në përputhje me kompetencat dhe procedurën standarde të FC të Serbisë, do të marrë vendime të mëtejshme lidhur me ndryshimet në krye të ekipit kombëtar.Federata e Futbollit të Serbisë shfrytëzon rastin t’i shpreh mirënjohje Dragan Stojkoviqit për gjithçka që ka bërë në katër vitet e gjysmë paraprake në krye të kombëtares, kryesisht në kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Evropian, si dhe fitoren e parë vend në divizionin B të Ligës së Kombeve, ndërsa më pas për mbajtjen e statusit në renditjen elitare të futbollit evropian, divizioni A i Ligës së Kombeve.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/