Futbolli ka ndryshuar shumë, Ishujt Faroe e mposhtin Republikën e Çekisë dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim!

Kombëtarja e Ishujve Faroe kanë shënuar një fitore historike me rezultatin 2:1 ndaj Republikës së Çekisë, në kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Sorensen në minutën e 67’të, shkruan Indeksonline
Në minutën e 78’të, mysafirët e barazuan rezultatin në 1:1 me anë të Karabec.
Kurse golin e fitores historike për Ishujt Faroe e shënoi Agnarsson në minutën e 81’të.
Me këtë fitore, Ishujt Faroe shkojnë në kuotën e 12 pikëve në pozitën e 3-të, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim.
Në pozitën e parë në Grupin L është Kroacia me 13 pikë, aq ka edhe Çekia (13) në pozitën e dytë./Indeksonline/
— new follow: @centerofgoals (@nana_branc80396) October 12, 2025