Reagon Bekë Berisha: S’është fundi, por fillimi i asaj që po vjen

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-eve, të cilat e radhisin atë të katërtin në këtë garë.
Sipas tij, kjo s’është fundi – është fillimi i asaj që po vjen, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Nuk fitojmë gjithmonë me numra,
por me njerëz që s’na lënë vetëm.
Faleminderit secilit që besoi, punoi e qëndroi me neve.
Kjo s’është fundi – është fillimi i asaj që po vjen.
#BekaBerisha #AAK174 #BekaEbon