Kush po prin në garën për Prishtinën?

Në Prishtinë, sipas Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka mbetur vetëm edhe tri kuti votimi pa numëruar.
Bazuar në të dhënat deri më tani vendin e parë e zë Përparim Rama nga LDK, me 34 mijë e 752 vota, apo 33.76%.
Menjëherë pas tij radhitet Hajrulla Çeku i VV-së me 33.05% apo 34 mijë e 22 vota.
Uran Ismaili i PDK-së zë vendin e tretë me 28 mijë e 588 vota, ose 27.77% të votave.
Sipas këtyre të dhënave, Rama dhe Çeku shkojnë në balotazh./Indeksonline/