E shiti votën për dhjetë euro, arrestohet një burrë nga Istogu

Një rast i pazakontë është shënuar dje në Komunën e Istogut, ku një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti në këmbim të votës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte pranuar 10 euro për të votuar një person të caktuar.
“Dhënie ose marrje e ryshfetit lidhur me votime. Istog / 12.10.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marrë 10 euro që të votonte personin e caktuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/