75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / S Z

Kurti: Deri më 26 tetor do ta prezantoj kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media ka folur dhe për krijimin e qeverisë së re.

Kurti ka thënë se më se largu më 26 tetor, në një senacë të kuvendit, do ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit, ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqëndruar maksimalisht në analizën gjithpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultateve të zgjedhjeve lokale. Por shumë shpejt qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qëndrore. Sepse Kosovës i duhet dhe një mandat i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri, në përputhje me rezultatet e 9 shkurtit. Por gjithashtu dhe unë si kryeministër në detyrë, kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të 5 të mandatit të plotë katërvjeçar dhe duhet të kemi një mandat të rregullt, i cili pa dyshim që do të fillojë posa ne ta nxjerrim në senacë të  kuvendit,  përbërjen e re të qeverisë“, ka thënë Kurti./Indeksonline/