75 Mall Live Search
18:34 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / BA

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Kur arrihet paqe në një cep të botës, sjell shpresë në rajonet e tjera

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Të dy udhëheqësit folën të shtunën dhe të dielën, ndërsa Zelensky nxit të dërgohen më shumë armë amerikane për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.

Më herët sot, presidenti ukrainas tha se armëpushimi në Gaza i ndërmjetësuar nga Donald Trump do t’i jepte “shpresë shtesë për paqe” Ukrainës, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.

“Kur paqja arrihet në një pjesë të botës, ajo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera”, tha Zelensky në një postim në Facebook.

“Udhëheqja dhe vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë”, shtoi ai, duke i atribuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trump.