75 Mall Live Search
08:38 / E Martë, 14 Tetor 2025 / L A

Boateng tregon planet e tij pas pensionimit nga futbolli

Jerome Boateng pa dyshim është një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave.

Periudhat e tij me Bayernin dhe Gjermaninë, e vendosin atë në ranglistën e top mbrojtësve në dekadën e fundit.

Ish-mbrojtësi gjerman, tregoi edhe planet e tij të së ardhmes pas pensionimit nga futbolli, ku njoftoi se do të rikthehet te Bayerni si dhe do të marrë një stazh nën drejtimin e Vincent Kompanys-it.

“Do të jem përsëri te Bayerni së shpejti për një stazh nën drejtimin e Vincent Kompany. Kam folur tashmë me të”, tha për BILD-in.

“Mund të bëj një stazh te Bayerni dhe mezi pres. Thjesht duhet të gjejmë kohën e duhur”, shtoi Boateng.

Boateng, luajti për shumë skuadra në karrierën e tij duke filluar nga Tennis Borussia Berlin, ku më pas vazhdoi te Hertha Berlini, Hamburgu, Manchester City.

Suksesin më të madh e kaloi te Bayerni ku fitoi të gjitha trofetë e mundshëm në futboll, përfshirë dy “Tripleta” në vitet 2013 dhe 2020.

Karrierën e përfundoi në Austri, te skuadra e LASK Linzit ku kishte luajtur përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha./IndeksOnline/