Rritet numri i udhëtarëve dhe i fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve është rritur në aeroportin “Adem Jashari”. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht të vitit 2025 numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,601, apo 10.1 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa numri i udhëtarëve gjithsej ishte 512,955 apo 14.6 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ASK-së në gusht të vitit 2025, numri i fluturimeve të realizuara ështe 1,605 ndërkaq në gusht të vitit 2024 numri i fluturimeve ishte 1,454.
Ndërkaq numri i i udhëtarëve në gusht të këtij viti është 512,955 mijë udhtarë, e që është një rritje, krahasuar e vitin paraprak, ku numri i udhëtarëve ishte 447,797./Indeksonline/