75 Mall Live Search
15:21 / E Martë, 14 Tetor 2025 / b l

KQZ thotë se nga tani rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit janë të qasshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit janë të qasshme.

Në platformë po publikohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë:

Rezultatet për Kryetarë të Komunave; rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale; dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët, bëhet edhe verifikimi i rezultateve të formularëve të plotësuar në vendvotime, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së.

https://resultslocal2025.kqz-ks.org/turnout?fbclid=IwY2xjawNbLLZleHRuA2FlbQIxMQABHh5CY11zwJVmLaYsZSqTlFYglVXdmtdPEEENbBQwIOU4VPWSxMbIYUO3n9jJ_aem_x4y38kYCvaU3FTU1F5V_jg&time=19:00