Grenell kritika ndaj Von der Leyen: E mbani presidentin Thaçi pesë vjet në Hagë, si mund të flisni për drejtësi

Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën e Hagës për ndjekje politike ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai i reagoi të mërkurën Ursula von der Leyen për takimet në Kosovë më Kurtin dhe Osmanin duke i thënë se si mund t’i jepni këshilla gjyqësore ndonjë vendi tjetër, kur keni qëndruar në heshtje për Gjykatën e Hagës.
Si mund t’i jepni këshilla gjyqësore ndonjë vendi tjetër? Keni qëndruar në heshtje ndërsa Jack Smith arrestoi një president në detyrë vetëm sepse ai ishte rrugës për t’u takuar me Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e pozitës së Jack Smith-it/gjykatës”, shkruan Grenell në X
Tuje ai kritikoi mediat duke ju thënë se është turp mënyra se si ato e kanë injoruar këtë ndjekje penale politik