Gjini: Për herë të parë sot u aktivizua koogjenerimi, sezoni i ngrohjes ka nisur më 9 tetor

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka njoftuar se në këtë qytet është aktivizuar koogjenerimi.
Po ashtu Gjini ka njoftuar se sezoni i ngrohjes në këtë qytet ka nisur që nga 9 tetori.
Postimi i plotë:
Për herë të parë sot u aktivizua koogjenerimi.
Zyrtarisht Ngrohtorja e Qytetit ka filluar sezonin e ngrohjes më 9 tetor.
Prej sot, për herë të parë kjo ndërmarrje ka aktivizuar koogjenerimin. Krahas prodhimit të energjisë termike, filloi edhe prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet mesatar prodhues 1.2 MWH.
Me të gjitha kapacitetet e saj, Ngrohtorja e Qytetit do të operojë deri më 15 prill.
Suksese e mbarësi ndërmarrjes dhe konsumatorëve!/Indeksonline/