75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Z S

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë

Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Ai tha se në këtë protestë do të këndojnë dy këngëtaret e njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza.

“Në ora 17:00 ne do të fillojmë me protestën, do të jenë katër fjalime, dy këngëtarëve të njohur, Arif Vladi do ta këndojë marshin e UÇK-së dhe Shkurte Fejza do të këndojë një këngë të Adem Jasharit”, u shpreh ai./Indeksonline/