75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

​Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Endrit Thaçi në mesin e qytetarëve të shumtë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ndodhet në mesin e protestuesve të shumët në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë së Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Një numër i madh qytetarësh nga të gjitha trojet janë mbledhur në tashmë në sheshin “Skëndrebej” në Tiranë, ku pas pak do të nisë protesta.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë mbajtur më 7 gusht në Prishtinë dhe 12 shtator në Hagë.