Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti amerikan largohet nga Shtëpia e Bardhë pa iu përgjigjur pyetjeve

Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë tani, duke u drejtuar për në shtëpinë e tij private në Mar-a-Lago në Florida për fundjavën.
Ai nuk foli me shtypin e mbledhur, të etur për të bërë pyetje në lidhje me takimin e tij me Zelenskyn, shkruan BBC.
Po ashtu edhe Zelensky u pa duke dalur nga dera e Shtëpisë së Bardhë drejt automjetit të tij, i cili po e priste jashtë.
Kjo shënon fundin e drekës së tij të punës me dyer të mbyllura me Trumpin, pas 40 minutash pyetjesh nga shtypi pak më parë.
