Opta: Real Madrid favorit për ta fituar La Ligën këtë sezon

Sipas të dhënave më të fundit nga Opta, Real Madrid konsiderohet favorit kryesor për ta fituar La Ligën në sezonin aktual.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shihet favoritja kryesore me një përqindje prej 53.6% të mundësive për triumf, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e dytë renditet Barcelona, me 38.66% të gjasave për të marrë titullin kampion, ndërsa diferenca mes dy gjigantëve spanjollë mbetet e ndjeshme në këtë fazë të kampionatit.
Të dhënat e Opta bazohen në algoritme që marrin parasysh performancën aktuale të skuadrave, formën e lojtarëve, statistikat e ndeshjeve dhe kalendarin e mbetur të sezonit.
Real Madridi aktualisht po udhëheq garën në La Liga dhe synon ta rikthejë trofeun në “Santiago Bernabéu”, ndërsa Barcelona e Xavi Hernandez nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, duke mbetur rivali kryesor në betejën për titullin spanjoll./IndeksOnline/