75 Mall Live Search
14:06 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / F.R

Aksidenti në Ferizaj, QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të pesë anëtarëve të KKZ-së

Dy nga pesë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajt që u aksidentin dje, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

Tutje, Syla bëri të ditur se të dy të lënduarit janë dërguar në Klinikën Intensive, pas intervenimit në Emergjencë.

Nga ana tjetër, Bleron Jakupi nga dega e LDK-së në Ferizaj, thotë se tre të lënduarit e tjerë, janë në gjendje më të mirë shëndetësore, shkruan Klan Kosova.

“Lajme më të mira nga miqtë tanë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajit. Shaban Rexha ka përfunduar me sukses operimin dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Burhani Salihu dhe Nexhmedini Idrizi kanë pësuar fraktura të brinjëve, por janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa Meritani është liruar nga QKUK dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpi. Lutjet tona të përzemërta vazhdojnë të jenë me Fetah Bytyqin, i cili është në gjendje më të rëndë. Zoti i forcoftë të gjithë dhe i ktheftë sa më shpejt shëndoshë pranë familjeve të tyre”, ka shkruar ai në rrjetin social në Facebook.