Këto janë përballjet e play-offit në MLS, Uzuni përballet ndaj Son

MLS ka ardhur në fazën e tyre më kulminante të sezonit.
Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Konferencën Lindore dhe Perëndimore, tani do të zhvillohen ndeshjet e play-offit që do të bëjnë kampionin e ri.
Vëmendja do të jetë te ndeshja LAFC-Austin, ndeshje kjo që do ta shohë koreanin Heung-Min Son të përballet ndaj yllit të Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzunit si dhe Messi me shokë që do të zhvillojë atë ndaj Nashville.
Këto janë të gjitha përballjet:

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 22 tetor, me ndeshjet Chicago Fire-Orlando City dhe Portland Timbers-Real Salt Lake që po luftojnë për një vend në play-off.
Ndërsa play-offi, nis fillimisht me ndeshjet e Konferencës Perëndimore më 24 tetor dhe ato të Konferencës Lindore, më 31 tetor./IndeksOnline/