Një berber nga Kosova fiton çmim në Itali, në një garë me përfaqësues nga e tërë bota

Berberi istogas, Amel Srdanoviq ka fituar vendin e parë në kampionatin botëror të berberëve në Itali
Ky kampionat u mbajt në Napoli të Italisë, Amel Srdanoviq arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në kategorinë prestigjioze Burst Fade.
Pas marrjes së këtij çmimi, Srdanoviq tha se ishte një nder i madh që përfaqësoj Kosovën në një garë të tillë si dhe falenderoi të gjithë ata që i besuan në këtë rrugëtim
“Është një nder i madh të përfaqësoj vendin tim në një garë të tillë dhe të fitoj vendin e parë mes kaq shumë berberëve të talentuar nga e gjithë bota. Faleminderit të gjithëve që kanë besuar në mua dhe më kanë mbështetur në këtë rrugëtim,” deklaroi ai.