Dështoi marrëveshja me Mancinin, Nottinghami gati të emërojë trajnerin e njohur

Skuadra angleze, Nottingham Forest po kërkon një trajner të ri.
Kjo pasi që vendosën të shkarkonin australianin, Ange Postecoglou pas rezultateve të dobëta ku nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje.
Fillmisht kishin kontaktuar me italianin, Roberto Mancinin për ta rikthyer në Premierligë por marrëveshja dështoi.

Mirëpo sipas Fabrizio Romanos, Nottinghami është afër të emërojë trajnerin e njohur anglez, Sean Dyche me marrëveshjen e cila është pranë finalizimit.
Dyche, ka eksperiencë në Premierligë ku kishte menaxhuar skuadra si Burnley dhe së fundi Evertonin./IndeksOnline/