75 Mall Live Search
16:09 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / F.R

Programi bërthamor i Teheranit, udhëheqësi i Iranit i përgjigjet Trumpit: Vazhdo të ëndërrosh

Ajatollah Ali Khamenei u është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Ai i tha këtij të fundit që të “vazhdojë të ëndërrojë”, duke hedhur poshtë kategorikisht skenarët rreth shkatërrimit të programit bërthamor të Teheranit.

“Presidenti i SHBA-së thotë me krenari se ata bombarduan dhe shkatërruan industrinë bërthamore të Iranit. Shumë mirë, vazhdoni të ëndërroni”, tha udhëheqësi suprem i Iranit në një postim në X.