75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Z S

Paraburgim ndaj të miturit, dyshohet për kontrabandim me migrant

Gjykata Themelore në Ferizaj më Departamenti për të Mitur, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrant nga neni 164 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘’Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 21 tetor 2025, rreth orës 20:20 minuta, në fshatin S. Komuna Hani i Eleezit, në koordinatat e MGRS, i mituri me qëllim të kontrabandimit me migrant ka organizuar – kontrabanduar kalimin e jashtligjshëm të migrantëve, saktësisht 5 persona me shtetësi Kineze dhe atë X.G., P.Zh., Z.Ë., L.H.1., L.H.2., duke kaluar vijën kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut, në atë mënyrë që i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Republikës së Sërbisë dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20.00 €, më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Sërbisë, hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur dhe i fusin në veturë që të gjithë, më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Maqedonisë, saktësisht tek vija kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut, ku aty nga njësiti patrollues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur t`i ndalojnë që të gjthë dhe t`i shoqërojnë në stacionin policor kufitar në Rajonin Lindje Kaçanik, ku i mituri ëhtë arrestuar’’ thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit të mitur e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Indeksonline/