Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen, është duke planifikuar largimin nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Ter Stegen nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit Hansi Flick, andaj ai është në kërkim të një klubi të ri, shkruan Indeksonline
Gjermani ishte i lënduar dhe pas kthimit, e pa se më nuk ka vend te klubi katalunas – pasi aty janë dy portierët: Szczesney dhe Garcia.
Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028./Indeksonline/