75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 24 Tetor 2025 / H F

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

KQZ-ja ka njoftuar se fushata zgjedhore për komunat që shkojnë në balotazh do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor, ditën kur mbahet rundi i dytë.

Po sipas vendimit të KQZ-së, nga 26 tetori deri më 29 nëntor, është planifikuar që të bëhet dërgimi i fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar gjatë raundit të parë dhe që i takojnë komunave ku do të mbahet raundi i dytë.

Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.