75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Gj Sh

Enrique: Hakimi mund ta fitojë Topin e Artë

Futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi ishte në garë për ta fituar Topin e Artë për vitin 2025, por që në fund triumfoi bashkëlojtari i tij, Ousmane Dembele.

Por mbrojtësi maroken tashmë është në garë për ta fituar Topin e Artë Afrikan, shkruan IndeksOnline.

E trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka thënë se Hakimi e meriton ta fitoj këtë çmim, pasi shtë mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë.

“Hakimi mund ta fitojë Topin e Artë Afrikan pa dyshim, ai është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Kjo është arsyeja pse nuk kemi nënshkruar asnjë mbrojtës të djathtë, nuk mund të shpenzojmë për një zëvendësues që do të luajë vetëm 3 ndeshje. Ai është gjithashtu një nga liderët në dhomën e zhveshjes”, ka deklaruar Enrique./IndeksOnline/