Jude Bellingham me mesazh emocionues për tifozët e Real Madridit para ”El Clasicos”
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka dërguar një mesazh të fortë për të gjithë tifozët madrilenë në prag të derbit më të madh spanjoll ”El Clasico”.
Mesfushori anglez, i cili është bërë një nga figurat kryesore të skuadrës madrilene, ka shprehur entuziazmin e madh për sfidën ndaj Barcelonës dhe rëndësinë që kjo ndeshje ka për të, shkruan IndeksOnline.
“El Clasico është një nga ndeshjet më të mëdha në futboll. I kam parë të gjithë si fëmijë, kam luajtur në disa tani, kam pasur momente të mira dhe momente të këqija.
Është një ndeshje e mahnitshme për t’u luajtur, veçanërisht në shtëpi. Me të vërtetë mezi po e presim”, shkroi Bellingham në letrën e tij drejtuar tifozëve.
Real Madridi dhe Barcelona do të përballen të dielen, në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për ecurinë e sezonit të La Ligës./IndeksOnline/

