Fatjona Kasapi arrin gjysmëfinalen e “European Open Sarajeva 2025”
Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi është kualifikuar në gjysmëfinalen e “European Open Sarajeva 2025”.
Në çerekfinale ajo ka mposhtur xhudisten nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzic, me Yuko.
Në gjysmëfinale, Fatjona do të ndeshet me xhudisten Nika Tomc nga Sllovenia.
“Suksese për Fatjonën!”, shkroi në postimin e tyre Federata e Xhudos e Kosovës./IndeksOnline

