Djali i Thiago Silvas vendos të luajë për një kombëtare tjetër, nuk ndjek hapat e babait
Dinastia e Thiago Silvas duket se do të vazhdojë.
Djali i tij, Iago është pjesë e akademisë së Chelseat dhe luan në pozitën e mbrojtësit sikurse babai i tij.

Mirëpo në nivel kombëtar ai nuk ndjeku hapat e babait të tij, pasi që është thirrur së fundi nga Kombëtarja angleze e grupmoshave U-15.
Ai mund të luajë edhe për Francën, pasi që është shtetas francez si edhe për Brazilin, si vendi i tij i origjinës./IndeksOnline/

