Kjo është data e fundit kur Osmani duhet t’i ftojë partitë politike për konsultime
Albin Kurti ka dështuar t’i merrte votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë “Kurti 3”.
Për Kurtin pro votuan 55 deputetë ndërsa kundër votuan partitë e ish-opozitës e po ashtu abstenuan katër deputetë.
Pas dëshmit të krijimit të qeverisë nga Kurti, tashmë presidentja e vendit Vjosa Osmani duhet që të vendosë që brenda afatit prej 10 ditësh kujt do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë, sipas procedurës së njëjtë.
Por kur pritet që Osmani të ftojë në takim partitë politke për konsultime?
Në një përgjigje për Indeksonline, Bekim Kupina këshilltar për media thotë se partitë do të ftohen për konsultime brenda afatit kushtetues.
Sipas afateve ligjore del se data e fundit kur Osmani duhet t’i ftojë në takim partitë polike është 5 nëntori.
Ndërsa partitë politike presin ftesë nga Osmani, në anën tjetër Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga radhët e komunitetit serb./Indeksonline/

